Ndërlidhjet

logo-print

Putini takon homologët ukrainas dhe bjellorus


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Minsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Minsk.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, që zhvillohet sot në Minsk.

Putin ka arritur në kryeqytetin bjellorus të enjten për një takim të Këshillit të Lartë Ekonomik të Euroazisë, i cili synon të bashkojë shtetet post-sovjetike një një hapësirë të përbashkët ekonomike.

Putin pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin e Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, dhe presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Një temë e bisedimeve Rusi-Ukrainë pritet të jenë hapat e Kievit për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, të cilët nuk pëlqehen nga Moska.
XS
SM
MD
LG