Ndërlidhjet

Vritet një gazetar në Mosul të Irakut


Irak
Irak
Persona të armatosur kanë vrarë një gazetar në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Policia ka thënë se Abdulqader Najm, nga televizioni Al-Mosuliya, është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij.

Ky është gazetari i tretë që vritet këtë muaj në këtë qytet.

Më 5 tetor, persona të armatosur kanë vrarë dy gazetarë nga televizioni Sharqiya.

Këtë vit, dhuna sektare në Irak ka arritur nivele të papara qysh më 2008.
XS
SM
MD
LG