Ndërlidhjet

Në Çeki nisin zgjedhjet parlamentare


Pragë
Pragë
Në Republikën Çeke, sot dhe nesër, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimet janë thirrur pasi qeveria e qendrës së djathtë, e kryeministrit Petr Necas, ka rënë në muajin qershor, për shkak të akuzave për korrupsion.

Sondazhet sugjerojnë se social-demokratët, të udhëhequr nga Bohuslav Sobotka, do të fitojnë shumicën e ulëseve në parlament.

Po sipas sondazheve, ata do të kenë nevojë për një partner koalicioni.

Vetë social-demokratët kanë thënë se mund të jenë të hapur për një qeveri të mbështetur nga Partia Komuniste, e cila pritet të dalë e dyta.

Komunistët nuk kanë qenë në pushtet prejse janë përmbysur nga Revolucioni i Kadifenjtë më 1989.
XS
SM
MD
LG