Ndërlidhjet

Rrëmbehen dy amerikanë pranë Nigerisë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se janë duke vëzhguar situatën pasi piratët e dyshuar kanë rrëmbyer dy amerikanë, që kanë punuar në një anije tregtare, në afërsi të brigjeve të Nigerisë.

Zyrtarët thonë se amerikanët, një kapiten dhe një inxhinier, kanë punuar në një platformë të naftës amerikane, e cila ka furnizuar Gjirin e Guinesë.

Nga rrëmbyesit nuk ka endë asnjë koment apo kërkesë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se besohet se është fjala për një akt të piraterisë dhe jo terrorizmit.
XS
SM
MD
LG