Ndërlidhjet

Kerry: Të mos përsëritet kriza e buxhetit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar ligjvënësit amerikanë kundër përsëritjes së bllokimit të buxhetit, i cili ka ngërthyer Kongresin javët e fundit dhe ka rrezikuar të shkatërrojë besimin e botës në fuqinë amerikane.

Ai ka thënë se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane dhe shmangia në minutë të fundit e rrezikut për mospagim të borxheve, kanë hyrë në llogaritjet e lidervëe se sa mund të varen në Uashingtonin.

Kerry i ka bërë këto komente në Qendrën për Progresin Amerikan, me seli në Uashington.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një buxhet që financon qeverinë vetëm deri më 15 janar dhe lejon Departamentin e Thesarit të paguajë faturat e tij deri më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG