Ndërlidhjet

Madagaskari zgjedh presidentin, pas grushtshtetit


Ilustrim
Ilustrim
Qytetarët në Madagaskar votojnë sot në zgjedhjet presidenciale.

Zgjedhjet kanë për qëllim të rikthejnë demokracinë në ishullin e Oqeanit Indian, pas grushtshtetit të vitit 2009.

Mbi 30 kandidatë garojnë për president dhe raportet thonë se nuk ka asnjë favorit.

Presidenti Andry Rajoelina, i cili ka marrë pushtetin me grushtshtet, dhe udhëheqësi i përmbysur, Marc Ravalomanana, nuk janë lejuar të marrin pjesë në garë.

Madagaskari ka njërën nga normat më të larta të varfërisë në mesin e vendeve që nuk janë zona lufte.
XS
SM
MD
LG