Ndërlidhjet

Dhjetë vjet nga arrestimi i Khodorkovskyt


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Sot janë bërë dhjetë vjet prejse autoritetet ruse kanë arrestuar ish-manjatin e naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi, është arrestuar më 25 tetor të vitit 2003.

Ai është dënuar për evazion fiskal me tetë vjet burg.

Në vitin 2010, atij i është shqiptuar edhe një dënim për vjedhje nga kompania e tij e naftës, Yukos.

Khodorkovsky pritet të lirohet në gusht të vitit 2014, ndërsa partneri i tij, Platon Lebedev, i cili është arrestuar disa muaj më herët, pritet të lirohet në maj të 2014-ës.

Mbështetësit e Khodorkovskyt durjanë se ai mund të përballet me akuza të reja, vetëm për ta mbajtur prapa grilave.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se gjykimi i Kkodorkovskyt nuk është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG