Ndërlidhjet

Norvegjia nuk shkatërron armët kimike të Sirisë


Siri

Siri

Norvegjia ka hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të shkatërruar armë kimike të Sirisë.

Ministri i Jashtëm norvegjez, Boerge Brende, ka thënë se vendi i tij nuk ka kapacitet për të shkatërruar arsenalin kimik të Sirisë, për shkak të afatit shumë të shkurtër kohor.

Sipas një marrëveshjeje ruso-amerikane, e arritur në muajin shtator, të gjitha armët kimike të Sirisë duhet eliminohen deri në mes të vitit 2014.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur eliminimin e tyre këtë muaj.
XS
SM
MD
LG