Ndërlidhjet

Daçiq: Prishtina shkel Marrëveshjen e Brukselit


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ndalimi i ministrit të Qeverisë së tij, Aleksandar Vulin, për të hyrë në Kosovë, paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“(Kryeministri i Kosovës) Thaçi më ka thënë personalisht, në prani të (kryediplomates evropiane) Catherine Ashton, se Vulin mund të shkojë në Kosovë kur të dojë dhe ku të dojë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, Prishtina “është trembur se serbët do të dalin në zgjedhje”, andaj edhe i ka ndaluar hyrjen Vulinit.

Prishtina ka thënë se ka ndaluar çdo vizitë të zyrtarëve serbë, me karakter politik, gjatë fushatës zgjedhore.

Të enjten, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Vulinit, nën “dyshimet e arsyeshme” se ky i fundit, më 17 tetor, ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Prokuroria po ashtu ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj Vulinit.
XS
SM
MD
LG