Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova në rrugë të mbarë drejt BE-së


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë, pasi të hënën fillon negocimi zyrtar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Tanimë Kosova është futur në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky moment kërkon reflektim nga ana jonë dhe është përgjegjësi shtesë që ritmi i punës të jetë edhe më i shtuar dhe përkushtimi asnjëherë të mos mungojë”, ka thënë Thaçi në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues për liberalizimin e vizave dhe ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave presim rezultate konkrete në të gjitha blloqet, presim që në procesin e ripranimit të rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e Bashkimit Evropian, të rajonit, si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës, siç janë Turqia, Afganistani”, ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG