Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, së paku 9 të vrarë


Irak

Irak

Së paku nëntë njerëz kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Irak.

Shpërthime kanë ndodhur pranë disa shtëpive që u përkasin oficerëve të policisë në qytetin Bakuba, duke vrarë së paku katër njerëz.

Pesë persona të tjera kanë humbur jetën në qytetin Jusifijah, pas shërthimit të bombës në një treg të populluar.

Dhuna sektare në Irak ka arritur nivele të papara qysh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG