Ndërlidhjet

logo-print

Në Bruksel u mbajt raundi i radhës i bisedimeve për zgjedhjet


Bruksel

Bruksel

Në Bruksel është mbajtur raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë takim është vlerësuar pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe është vlerësuar se palët po i kryejnë mirë obligimet zbatuese që dalin nga Marrëveshja e Brukselit”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila është kryesuese e delegacionit të Kosovës, ka kërkuar angazhim të shtuar të të gjitha palëve, për një fushatë demokratike, në frymën e standardeve ndërkombëtare, si dhe ka kërkuar që të gjitha palët të kontribuojnë për evitimin e dukurive negative, që kanë të bëjnë me kërcënime të kandidatëve dhe punonjësve të KQZ-së, thuhet po ashtu në njoftim.
XS
SM
MD
LG