Ndërlidhjet

Zbulohen detaje të reja për sulmuesen në Volgograd


Naida Asiyalova

Naida Asiyalova

Hetuesit rusë thonë se gruaja që ka shpërthyer eksplozivët e saj në një autobus në Volgograd, mund të ketë pasur qëllim për të sulmuar një qendër tregtare në qytet.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se sulmuesja, e identifikuar si Naida Asiyalova nga Dagestani, ka qenë në qendrën tregtare Akvarel për disa minuta, porse “atje ka pasur pak njerëz” dhe ka shkuar në autobus, ku edhe ka shpërthyer eksplozivët.

Në këtë sulm, që ka ndodhur javën e kaluar, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Markin po ashtu ka thënë se Asiyalova, siç duket, ka vepruar e vetme.

Burri i saj, një militant i kërkuar, besohet të jetë në Dagestan.
XS
SM
MD
LG