Ndërlidhjet

Forcat italiane kapin qindra migrantë të paligjshëm


Lampedusa - foto arkivi
Lampedusa - foto arkivi
Anijet ushtarake italiane kanë kapur qindra migrantë, të cilët kanë bërë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për më shumë se 700 migrantë të paligjshëm.

Operacioni përkon me një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku çështja e migrimit të paligjshëm është në mesin e temave kryesore.

Vdekja e më shumë se 350 migrantëve, nga përmytja e një anijeje pranë ishullit italian, Lampedusa, këtë muaj, ka shtuar thirrjet për masa më të fuqishme nga Evropa, që do të parandalonin tragjeditë e tilla në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG