Ndërlidhjet

Vriten gjashtë ushtarë afganë


Afganistan

Afganistan

Një bombë në anë të rrugës ka vrarë gjashtë ushtarë afganë në provincën Herat.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Najibullah Najibi, ka thënë se ushtarët kanë qenë duke udhëtuar drejt qarkut Adraskan, kur bomba ka goditur automjetin e tyre.

Ata kanë qenë të poziconuar në aeroportin më të madh ushtarak të Heratit, Paktika.

Bombat në anë të rrugës janë armë e preferuar për kryengritësit afganë.
XS
SM
MD
LG