Ndërlidhjet

logo-print

Turqia dhe Iraku përmirësojnë marrëdhëniet


Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Turqia dhe Iraku thonë se marrëdhëniet e tyre të tensionuara po përmirësohen.

Ministri i Jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, ka thënë sot në Ankara se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar “kohë problematike” gjatë dy vjetëve të fundit”, porse ka ardhur koha që të mbyllet kjo faqe dhe të hapet një e re.

Duke folur në një konferencë për media së bashku me Zebarin, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se dy palët janë pajtuar për një mekanizëm formal, për bisedime më intensive midis dy qeverive.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tendosur nga thellimi i lidhjeve të Turqisë me rajonin autonom të Kurdistanit në Irak.

Burim tjetër i tensioneve ka qenë strehimi që i ka ofruar Turqia nënpresidentit irakian, Tareq al-Hashemi, i cili është dënuar me vdekje në Bagdad, nën akuzat se ka udhëhequr një grup, i cili ka kryer disa sulme vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG