Ndërlidhjet

Rusi: Tolokonnikova transferohet në burg, jo në qendër ndalimi


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Aktivistja e burgosur e lëvizjes Pussy Riot, Nedezhda Tolokonnikova, raportohet se është transferuar në një burg, dhe jo në një qendër tjetër ndalimi.

Tolokonnikova kishte hyrë në grevë urie në shenjë proteste ndaj kushteve në qendrën e ndalimit ku po mbahej, dhe kërcënimeve me vdekje, të cilat ajo pohon se i kishte marrë nga zyrtarët e qendrës.

Me t’u liruar nga spitali, ku po trajtohej pas problemeve shëndetësore të shkaktuara nga greva, bashkëshorti i saj Petr Verzilov, tha se ajo pritet të transferohet në një qendër ndalimi, në lindje të Moskës.

Por, ai dhe avokatja e Tolokonnikovës, njoftuan se në vend të kësaj qendre, ajo është dërguar në një burg, rreth 1,800 kilometra larg nga Moska.

Tolokonnikova është dënuar me dy vjet burgim, pas një proteste kundër presidentit Putin, në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG