Ndërlidhjet

Gjenden prindërit biologjikë të vogëlushes Maria


Poster i vogëlushes Maria
Poster i vogëlushes Maria
Zyrtarë bullgarë thonë se testet e DNA-sa, kanë vërtetuar se një çift rom nga Bullgaria, janë prindërit e vajzës së njohur si Maria, e cila u gjet ditë më parë në një kamp rom në Farsala të Greqisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bullgare, ka bërë të ditur sot, se Sasha Ruseva 35 vjeçare dhe bashkëshorti i saj Atanas Rusev, rezultojnë të jenë prindërit biologjikë të vajzës.

Ruseva, ka deklaruar më heret se është gatshme ta marrë nën përkujdesje Marian, nëse testet vërtetojnë se ajo është nëna biologjike.

Megjithatë, ajo ndodhet aktualisht nen hetime, në lidhje me atë se si ndodhi që vajza e saj Maria, të gjendej tek një çift rom në Greqi, përfshirë edhe dyshimet për shitjen e vogëlushes.

Maria, e cila mendohet të jetë mes moshës 4 dhe 6 vjeçare, ndodhet aktualisht në një kamp bamirësie për fëmijë në Athinë të Greqisë.
XS
SM
MD
LG