Ndërlidhjet

Duma ruse me ligj të ri për terrorizëm


Pamje nga një seancë e Dumës ruse

Pamje nga një seancë e Dumës ruse

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, ka miratuar një ligj të ri, i cili i forcon dënimet për përfshirje në terrorizëm, përfshirë edhe dënime për të afërmit e terroristëve.

Ligji iu kërkon të afërmve të terroristëve, t'i paguajnë dëmet materiale, e madje edhe ato shpirtërore, të shkaktuara nga sulmet terroriste.

Ligji rrit kohëzgjatjen e burgimit për ata që shkojnë jashtë vendi për trajnim për akte terroriste, atyrë që marrin pjesë në sulme, ose që dërgojnë fonde ose materiale për sulmet e tilla.

Dënimet për ata që shpallën fajtorë në këto raste do të sillen nga pesë deri në njëzet vjetë.

Nga ndëshkimet do të përjashtohen vetëm ata familjarë të cilët raportojnë paraprakisht për ndonjë planifikim të sulmeve terroriste.

Ligji i miratuar në mënyrë unanime, do t’i shkojë Senatit dhe më pas presidentit Putin për nënshkrim.
XS
SM
MD
LG