Ndërlidhjet

BE gati për marrëveshjet “historike” me Ukrainën


Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy
Bashkimi Evropian ka ritheksuar gatishmërinë për të nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me Ukrainën gjatë muajit që vjen.

Presidenti, Herman Van Romuy, ka thënë gjatë samitit të liderëve të BE-së, se unioni shpreson të ndërmarrë “hapa të rëndësishëm, madje historikë” në raport me Ukrainën, nëse kjo e fundit “dëshmon përkushtim dhe progres të prekshëm”, para takimit të nëntorit që mbahet në Vilnius.

Presidenti lituanez, Dalia Grybauskaite, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të BE-së, ka thënë se “presim që t’i nënshkruajmë këto marrëveshje me Ukrainën”.

Por BE-ja ka vënë disa kushte në lidhje me këto marrëveshje, përfshirë adresimin që Kievi duhet t’ua bëjë rasteve të të burgosurve politikë, siq e konsideron perëndimi burgosjen e Yulia Tymoshenkos.
XS
SM
MD
LG