Ndërlidhjet

Gjenden vëlla e motër, të braktisur në kohë e vende të ndryshme


Ilustrim
Ilustrim
Testi i DNA-s i cili i është bërë një djaloshi të braktisur në Holandë ka dalë me rezultatin se ai është vëllai biologjik i një vajze të braktisur në Gjermani, të paktën sa i përket linjes së nënës, raporton DPA.

Djaloshi u gjet në qershor afër qytetit Roermond, në kufi me Gjermaninë.

Testet mjekësore konfirmojnë se ai është vëlla me një vogëlushe tjetër, të gjetur rreth 100 kilometra larg Roermondit, në vitin 2011, në një autostradë afër qytetit të Këlnit në Gjermani.

Lidhja mes dy fëmijëve u gjet pasi të dy ishin futur në një databazë evropiane të fëmijëve të braktisur.

Prokurorja holandeze Karin Jansen ka thënë se “nuk dihet ende kush është nëna e fëmijëve” duke shtuar se “ajo është tashmë e dyshuar për rastin, edhepse është heret të flitet për fajësinë”.

Autoritetet gjermane dhe holandeze po mundohen t’i bashkojnë fëmijët, me shpresën se familja e cila e ka bijësuar vogëlushen do të pranojë ta marrë edhe djaloshin.
XS
SM
MD
LG