Ndërlidhjet

Khodorkovsky, shënon dhjetë vjet në burg


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë ka shënuar dhjetë vjet qëndrim në burg, që nga koha kur u arrestua.

Ai ishte arrestuar më 25 tetor të vitit 2003.

Khodorkovsky ishte dënuar për evazion fiskal me tetë vjet burgim.

Në vitin 2012 atij iu shqiptua një masë e re dënimi, për vjedhje të vetë kompanisë së tij të naftës Yukos.

Ai pritet të lirohet në gusht të vitit 2014.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ritheksuar shqetësimet e veta në lidhje me persekutimet selektive dhe hetimet e motivuara politikisht në rastin Khodorkovsky.
XS
SM
MD
LG