Ndërlidhjet

Meksika thërret në bisedë ambasadorin amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Jashtëm meksikan Jose Antonio Meade është takuar me ambasadorin amerikan në Meksisë, pasi e kishte thirrur atë në një bisedë informative, rreth dyshimeve për përgjime të liderëve meksikanë nga ana e SHBA-së.

Ambasadori amerikan Earl Anthony Wayne, iu përgjigj pyetje rreth raportimeve të një reviste gjermane, se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, kishte përgjuar e-mailat e ish-presidentit meksikan Felipe Calderon, gjatë kohës sa ai ishte në detyrë.

Zyrtarët nuk dhanë detaje për takimin, por Meade iu ka bërë thirrje autoriteteve amerikane që t’i zgjerojnë hetimet rreth raportimeve të Der Spiegel, raporton AFP.

Ministria e Brendshme e Meksikës ka bërë të ditur më heret gjatë javës, se do të nisë hetime vetanake për të përcaktuar nëse përgjimet e kishin përfshirë edhe Meksikën.
XS
SM
MD
LG