Ndërlidhjet

Iran: Raporte për vrasjen e 14 kufitarëve


Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit ka raportuar se 14 kufitarë të Iranit janë vrarë në përleshjet me persona të armatosur afër kufirit me Pakistanin.

Sipas raportit, pesë kufitarë, poashtu, janë plagosur gjatë luftimeve, që u zhvilluan mbrëmë vonë në rajonin Saravan.

Autoritetet po zhvillojnë hetime nëse personat e armatosur ishin kontrabandues të drogës apo grupe që e kundërshtojnë qeverisjen në Iran.
XS
SM
MD
LG