Ndërlidhjet

Iran: 16 “rebelë” janë varur si hakmarrje ndaj vrasjes së kufitarëve


Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Pamje nga kryeqyteti Teheran në Iran
Irani thotë se i ka varur 16 “rebelë”, pas një sulmi, nga i cili janë vrarë së paku 14 kufitarë iranianë, afër kufirit me Pakistanin.

Prokurori i provincës Sistan-Baluçistan në Iran, Mohammed Mrizeh, tha se 16 rebelë ishin varë sot në mëngjes në burgun Zahedan, në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e kufitarëve.

“Ne u kemi tërhequr vërejtjen grupeve rebele se çfarëdo sulmi kundër civilëve ose pjesëtarëve të sigurisë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigjje”, tha prokurori Mrizeh.

Zëvendësministri i brendshëm i Iranit, Ali Abdollahi, tha se kufitarët ishin vrarë nga prita dhe ka shtuar se tre kufitarë janë rrëmbyer, e jo vrarë, siç ishte raportuar më herët, dhe janë dërguar matanë kufirit në Pakistan.
XS
SM
MD
LG