Ndërlidhjet

Maqedoni: Kisha Ortodokse e ndalon përdorimin e rrjetit Facebook


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Kisha Ortodokse në Maqedoni thotë se i ka urdhëruar priftërinjtë dhe murgeshat që të mos e përdorin rrjetin Facebook, pasi mund të ballafaqohen me sanksione.

“Çdokush në mesin e klerikëve do të ballafaqohet me sanksione nëse e përdorë rrjetin Facebook”, u ka thënë gazetarëve në Shkup, zëdhënësi i kishës, peshkopi Timotej.

Ai nuk i ka zbuluar shkaqet për këtë ndalesë, por burime në kishë thanë se masa do të “imponohet veçanërisht për ata që shprehin qëndrime personale në Facebook”, raporton AFP nga Shkupi.

Mediat lokale kanë raportuar se vendimi ishte propozuar nga peshkopi i lartë, Petar, i cili e ka mbrojtur këtë masë duke thënë se ajo ka për qëllim “për t’i mbrojtur besimtarët nga manipulimet dhe mashtrimet”.

Kisha Ortodokse Maqedone në vitin 1967 është ndarë nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nuk është njohur nga kishat e tjera ortodokse.

Shumica e maqedonasve të krishterë janë ortodoksë dhe e përbëjnë ¾ e popullatës së këtij vendi, me gjithsej 2.2 milionë banorë.

Shqiptarët etnikë, që e përbëjnë afro ¼ e popullatës në Maqedoni, janë kryesisht myslimanë, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG