Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: U konfiskuan miliona nga tregu i drogës në Internet


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë kanë konfiskuar monedha digjitale në vlerë prej afro 28 milionë dollarë, nga një person, i cili është akuzuar se e ka udhëhequr tregun e drogës në Internet, të njohur si Silk Road.

Prokurorët federalë amerikanë në Nju Jork thanë mbrëmë vonë se më se 144 mijë monedha digjitale, të njohura me emrin “bitcoins”, janë gjetur në harduerin kompjuterik, që i takonte të akuzuarit, Ross William Ulbricht.

Hetuesit amerikanë thonë se shfrytëzuesit e faqes Silk Road i kanë përdorë këto monedha digjitale për të blerë dhe shitur heroinë dhe për aktivitete të tjera penale.

Personi Ulbricht ishte arrestuar më 1 tetor në San Francisko.
XS
SM
MD
LG