Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Qendra e majtë po avancon në zgjedhjet parlamentare


Pamje e një pjese të Pragës

Pamje e një pjese të Pragës

Rezultatet e para tregojnë se në zgjedhjet parlamentare të Çekisë po udhëheqin partitë e qendrës së majtë.

Pas llogaritjes së 25% të fletëvotimeve, Partia Socialdemokrate, e udhëhqeur nga ish-ministri i financave, Bohusav Sobotka, avancon me afro 22% të votave.

Në vendin e dytë gjendet partia ANO, e udhëhequr nga biznesmeni i pasur, Andrej Babis, me më tepër se 18% të votave.

Në vendin e tretë janë komunistët, e liderit Vojtech Filip, me afro 17%.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se socialdemokratët do të fitojnë më së shumti vende deputetësh, pasi mendohet se çekët synojnë t’i ndëshkojnë partitë e qendrës së djathtë, që ishin në qeveri për më tepër se shtatë vitet e kaluara, që ishin shënuar me shkurtime të dhembshme buxhetore dhe me skandale të korrupsionit.

Këto hulumtime, poashtu, kanë treguar se Partia Socialdemokrate, do të kenë nevojë për partner të koalicionit, duke i shtuar gjasët që Partia Komuniste, mund të jetë pjesë e qeverisë, për të parën herë prej vitit 1989, kur u përmbys sistemi i kaluar komunist.

Zgjedhjet e parakohshme në Çeki kanë filluan dje dhe kanë përfunduar sot.
XS
SM
MD
LG