Ndërlidhjet

A. Saudite: Femrat e sfidojnë ndalesën për të mos vozitur


Pamje e Kullës Mbretërore në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite
Pamje e Kullës Mbretërore në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite
Disa femra të Arabisë Saudite kanë protestuar kundër ndalesës për t’i ngarë automobilat, duke dalur në rrugë me vetura dhe duke postuar fotografi kundër ndalesës në rrjetet sociale në Internet.

Aktivistet kanë publikuar disa video në You Tube, gjatë ditës së sotme, derisa po e udhëheqin një protestë në Internet, që shpresojnë se do të zgjerohet në gjithë Arabinë Saudite.

Protesta u bë megjithë vërejtjen zyrtare të premten se edhe mbështetja për protestë në Internet, mund të shërbej si arsye për arrestim.

Arabia Saudite nuk ka ligje specifike, që nuk u mundësojnë grave të jenë shofere, por qeveria nuk u jep atyre leje për vozitje, që praktikisht do të thotë se ka ndalesë.

Kjo masë është mbështetur nga klerikët e lartë, që kanë thënë se nëse u jepet liçenca, atëherë kjo dukuri do të zgjerohej.

Shumica e femrave që u grahnin makinave gjatë protestës së sotme i kanë marrë lejet për vozitje derisa kanë jetuar jashtë Arabisë Saudite.
XS
SM
MD
LG