Ndërlidhjet

Greenpeace: Protestë kundër arrestimit të aktivistëve në Rusi


Pmje e Kullës Ajfel në Paris
Pmje e Kullës Ajfel në Paris
Një aktivist i organizatës Greenpeace sot e ka ndërmarrë një protestë dyorëshe në Kullën e Ajfelit në Paris, në shenjë të protestës kundër arrestimit të 30 aktivistëve të organizatës Greepeace në Rusi.

Ky aktivist e zbuloi një parullë ku shkruante “Të lirohet Arktiku 30” dhe “Militantët në burg, klima në rrezik”. Ngjitja e këtij aktivisti në Kullën Ajfel në Paris të Francës i ka detyruar autoritetet që ta mbyllin përkohësisht këtë objekt, që është vend shumë i vizituar nga turistët nga e gjithë bota.

Përfundimisht, zjarrfikësit e larguan demonstruesin.

28 aktivistë të organizatës Greenpeace dhe dy gazetarë, po mbahen në burg në qytetin Murmansk të Rusisë, pasi ata u përpoqen të depërtojnë në platformën e kompanisë ruse të nafët sdhe gazit, Gazprom, në bregdetin verior të Rusisë.

Aktivistët fillimisht janë akuzuar për pirateri, por këtë javë, autoritetet ruse e reduktuan akuzën në huliganizëm, që poashtu, mund bartë me vete rrezikun e dënimit me burg deri në shtatë vjet, nëse shpallen fajtorë.
XS
SM
MD
LG