Ndërlidhjet

SHBA: Nga dy incidente – 10 të vrarë


Pamje e Menhetënit nga Ura e Bruklinit në Nju Jork

Pamje e Menhetënit nga Ura e Bruklinit në Nju Jork

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se 10 vetë janë vrarë në dy incidente të ndara në Qytetin Nju Jork dhe Feniks të Arizonës.

Policia në Nju Jork tha se pesë vetë u therrën për vdekje në një incident mbrëmë vonë, në një vendbanim në Bruklin.

Policia tha se të vrarët janë të moshës prej 1 e deri në 20 vjet.

Nuk dihet lidhja farefisnore e të vrarëve dhe është e paqartë se kush është përgjegjës për këto vrasje.

Në qytetin jugperëndimor Feniks, policia tha se katër trupa të pajetë janë gjetur të vrarë nga të shtënat me armë në një kompleks të banesave, poashtu mbrëmë.

Sipas policisë, personi i dyshuar i armatosur është gjetur i vdekur, qartazi nga pasojat e plagosjes së shkaktuar nga vetë ai, në ndërtesën e njejtë.

Detajet se çka ka mundur t’i shkaktoj të shtënat ende nuk janë të njohura.
XS
SM
MD
LG