Ndërlidhjet

Raporti: SHBA-të e monitoruan kancelaren Merkel


Angela Merkel duke telefonuar
Angela Merkel duke telefonuar
Një raport në revistën gjermane, Der Spiegel, thotë se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë monitoruar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel, prej vitit 2002.

Sipas revistës, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka thënë zonjës Merkel se është dashur t’i ndalte përgjimet sikur ta kishte ditur se ato po ndodhin.

Duke cituar një dokument sekret nga viti 2010, në raport theksohet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e ka operuar sistemin e spiunimit në afro 80 lokacione në mbarë botën, përfshirë Berlinin, Parisin, Madridin dhe Pragën.

Ky zbulim u bë në periudhën kur zyrtarët e inteligjencës gjermane po përgatiten të udhëtojnë për në Uashington, javën e ardhshme, për të diskutuar për aktivitetet e shërbimeve amerikane të spiunimit.

Nga ana tjetër, mbrëmë në Uashignton, qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër programeve të vëzhgimit elektronik të Shteteve të Bashkuara.

Rrezja e gjërë e spiunimit në mbarë botën nga agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, është zbuluar këtë vit, nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili nga autoritetet amerikane akuzohet për spiunim. Ai aktualisht gjendet në Rusi, ku i është dhënë azil i përkohshëm.
XS
SM
MD
LG