Ndërlidhjet

Çeki: Filluan bisedimet për koalicionin qeverisës


Pamje nga votimet e djeshme në Pargë

Pamje nga votimet e djeshme në Pargë

Në Çeki kanë filluar bisedimet e partive politike lidhur me formimin e koalicionit qeverisës, meqë asnjë parti nuk ka fituar një shumicë bindëse.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura pardje dhe dje, tregojnë se Partia Socialdemokrate në opozitë, ka fituar më së shumti vota, gjithsej 20.45% ose 50 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, që përbëhet nga 200 deputetë.

Partia e re ANO (që do të thotë PO), që e ka portretizuar vetveten si lëvizje kundër korrupsionit, doli e dyta me 18.65%, ose 48 vende në parlament.

Partia Komuniste, që ka synuar të jetë aleat i Partisë Socialdemokrate, u plasua në vendin e tretë me 14.91% të votave, apo 33 vende deputetësh.

Ish-partia udhëheqëse në qeveri, Partia Demokratike Qytetare (ODS), ka fituar vetëm 7.72% të votave. Kjo shpjegohet me faktin se duket se votuesit e kanë ndërshkuar atë për shkak të një varg skandalesh të korrupsionit dhe për shkak të politikave jopoullore të kursimit.

Dalja në zgjedhje ishte 59%.
XS
SM
MD
LG