Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Mbahen zgjedhjet presidenciale


Pamje nga votimet për zgjedhjen e presidentit në kryeqytetin Tbilisi

Pamje nga votimet për zgjedhjen e presidentit në kryeqytetin Tbilisi

Në Gjeorgji po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat do të përcaktohet presidenti i ardhshëm, i cili do ta zëvendësoj Mikheil Saakashvilin, i cilia në këtë post ka shërbyer gjatë dekadës së fundit.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se favorit është Giorgi Margvelashvili, kandidat nga partia udhëheqëse në qeveri, Endërra Gjeorgjiane.

Kandidatë të tjerë janë: Davit Bakradze, i nominuar nga Lëvizja e Bashkuara Kombëtare e Saakashvilit, dhe ish kryesuesja e parlamentit, Nino Burjanadze.

Kandidati duhet t’i fitoj së paku 50% të votave për tu zgjedhur, në rethin e parë.

Të drejtë vote kanë afro 3.5 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG