Ndërlidhjet

Vullin: Urdhërarresti – përpjekje që serbët të frikësohen


Aleksandar Vullin

Aleksandar Vullin

Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vullin, i cili është i angazhuar për Kosovën, ka vlerësuar se shpallja e urdhërarrestit kundër tij nga ana e autoriteteve të Kosovës, paraqet përpjekje që serbët të frikësohen dhe të mos dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.

Në një deklaratë për RTV-në e Serbisë, zoti Vullin tha mbrëmë se kjo sjellje e autoriteteve në Kosovë është e papranueshme dhe ka vlerësuar se Prishtina ka afinitet për dhunë.

Megjithatë, Vullin theksoi se ky problem duhet të zgjidhet në Bashkimin Evropian dhe në misionin EULEX.
XS
SM
MD
LG