Ndërlidhjet

Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Ishujt Marshall


Pamje nga kryeqyteti Tokio i Japonisë
Pamje nga kryeqyteti Tokio i Japonisë
Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar nga ministri i jashtëm i Ishujve Marshall, Phillip H. Muller, dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio të Japonisë.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur Kosovën më 17 prill të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG