Ndërlidhjet

Irak: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet me makina-bomba


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad të Irakut

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad të Irakut

Nga një valë e sulmeve me makina-bomba sot në Irak, janë vrarë së paku 47 vetë.

Sulmi më vdekjeprurës u bë afër një banke në qytetitn verior Mosul, derisa ushtarët pritnin në rresht për t’i marrë rrogat, me ç’rast u vranë 12 vetë.

Zyrtarët irakianë thonë se sulmet e sotme me bomba në Bagdad dhe rreth tij, për cak i kishin tregjet e mbushura me njerëz në lagjet e banuara me popullatë shumicë shiite.

Nga tetë shpërthime në këtë rajon, janë vrarë së paku 30 vetë dhe plagosur më se 90 të tjerë.

Nga dy shpërthime në lagjen Shaab, në veri të Bagdadit, janë vrarë së paku pesë vetë.

Këtë muaj, nga dhuna në Irak janë vrarë së paku 500 njerëz.
XS
SM
MD
LG