Ndërlidhjet

logo-print

Argjentinë: Presidentja ballafaqohet me humbje të mbështetjes


Cristina Fernandez

Cristina Fernandez

Hulumtimet e opinionit tregojnë se presidentja e sëmurë e Argjentinës, Cristina Fernandez, ballafaqohet me humbje të një pjese të mbështetjes kongresionale në zgjedhjet e mesmandatit, që mbahen sot.

Parashikimet tregojnë se partia udhëpheqëse, Fronit për Fitore, dhe aleatët e vet, me gjasë do të humbin vende në Dhomën e ulët dhe në Senat.

Presidentja Cristina Fernandez, 60 vjeçare, në masë të madhe nuk ishte e pranishme në fushatë, pasi ajo shërohet nga operacioni më 8 tetor, meqë kishte pasur gjak në tru.

Zonja Fernandez është rizgjedhur në vitin 2011.

Argjentina është fuqia e tretë ekonomike në Amerikën Latine, por qeveria e saj ka probleme me inflacion dhe rritje të ngadalshme.
XS
SM
MD
LG