Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Ushtari afgan u vra, pjesëtari i NATO-s u plagos


Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan

Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan

Një ushtar afgan është vrarë pasi kishte hapur zjarr kundër një ushtari të NATO-s, të cilin e kishte plagosur, në një Akademi të re ushtarake në Kabul, që udhëhiqet nga Britania.

Zyrtarët afganë kanë thënë sot se ndërmjet dy ushtarëve kishte pasur mospajtim, që ka përfunduar me të shtëna.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, ka konfirmuar se një pjesëtar i saj është plagosur, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Këtë vit, së paku 15 ushtarë të jashtëm janë vrarë nga të ashtuquajturat “sulme të brendshme”.
XS
SM
MD
LG