Ndërlidhjet

Rusi: Protestë e opozitës, kërkohet lirimi i të burgosurve politikë


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës
Mijëra mbështetës të opozitës në Rusi e kanë mbajtur një marsh në Moskë, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë.

Në demonstratën e sotme është shprehur mbështetja për ata që janë arrestuar pas muajit maj të vitit 2012, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë, para inaugurimit të presidentit Vladimir Putin, në mandatin e tij të tretë presidencial.

Protestuesit, poashtu, kanë kërkuar lirimin e manjatit të naftës, Mikhail Khodorvkosky, dhe të anëtares së grupit muzikor Pussy Riot, Maria Alyokhina.

Të burgosurit politikë dhe proceset gjyqësore kundër tyre në Rusi, shihen si pjesë e goditjes së Kremlinit kundër atyre që mendojnë ndryshe.

Kjo protestë, e lejuar nga autoritetet, kaloi e qetë, megjithë praninë e madhe të forcave policore.
XS
SM
MD
LG