Ndërlidhjet

Irak: Dhunë me dhjetëra të vrarë në gjithë Irakun


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në një lagje të Bagdadit në Irak
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në një lagje të Bagdadit në Irak
Nga dhjetë sulme me bomba, që në shënjestër i kishin kryesisht hapësirat e banuara me popullatë shumicë shiite në Bagdad, janë vrarë së paku 41 vetë, ndërsa së paku 20 të tjerë janë vrarë nga sulmet me bomba dhe të shtënat në pjesët e tjera të Irakut, kanë thënë zyrtarët.

Këto sulme ndodhën gjatë ditës së sotme dhe paraqesin valën e fundit të dhunës nga e cila, deri tash gjatë këtij muaji, janë vrarë së paku 650 njerëz, ndërsa gjithsej këtë vit, numri i të vrarëve ka arritur në 5350 vetë.

Nga shpërthimet në pjesë të ndryshme të Bagdadit, poashtu, janë plagosur më se 110 njerëz, kanë thënë zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë.

Njëri nga sulmet më vdekjeprurëse ishte ai në lagjen Shaab, në pjesën veriore të Bagdadit, ku nga dy shpërthime të makinave-bomba, janë vrarë së paku 8 vetë dhe plagosur 18 të tjerë.

Në Siç raporton agjencia AFP, militantët sunitë shpeshherë ndërmarrin sulme kundër pjesëtarëve të shumicës shiite në Irak, të cilët i konsiderojnë të pafe.

Në qytetin verior Mosul, janë vrarë së paku 14 vetë, përfshirë edhe tre ushtarë, dhe janë plagosur më se 30 të tjerë.

Persona të armatosur, poashtu, i kanë vrarë dy ushtarë dhe një civil në dy sulme të ndara në Mosul, ndërsa një makinë-bombë ka eksploduar afër një postblloku ushtarak në këtë qytet, duke e vrarë një grua dhe plagosur dy vetë.

Poashtu, persona të armatosur i kanë vrarë dy civilë shiitë në Mukadijah, afër qytetit Bakuba, në verilindje të Irakut.

Dhuna në Irak e ka arritur nivelin, i cili nuk është parë prej vitit 2008, kur Iraku posa kishte dalur nga konflikti brutal sektar.
XS
SM
MD
LG