Ndërlidhjet

Gjeorgji: Aleati i kryeministrit para fitores në garën për president


Giorgi Margvelashvili
Giorgi Margvelashvili
Parashikimet e para tregojnë se Giorgi Margvelashvili është në rrugën e tij për të fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji.

Të ashtuquajturat “exit polls” - sondazhe që bëhen me njerëz menjëherë pasi e kanë kryer votimin – sugjerojnë se Margvelashvili, që është aleat i kryeministrit Bidzina Ivanishvili, pritet të fitojë afro 67% të votave, nga zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën sot.

Margvelashvili është një akademik pak i njohur dhe anëtar i koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane, që udhëhiqet nga kryeministri Ivanishvili.

Kandidati tjetër në këto zgjedhje, David Bakradze, nga Lëvizja e Unitetit Kombëtar, që udhëhiqet nga presidenti i deritashëm, Mikhael Saakashvili, tashmë e ka pranuar disfatën.

Kandidatja tjetër Nino Burjanadze, ish-kryetare e Parlamentit të Gjeorgjisë, pritet të fitoj afro 8% të votave.
XS
SM
MD
LG