Ndërlidhjet

Grupet rebele siriane refuzojnë të bisedojnë me pushtetin


Harta e Sirisë

Harta e Sirisë

Grupet kryesore rebele nga radhët e opozitës në Siri, iu kanë thënë jo bisedimeve ndërkombëtare të paqes, të cilat do të përfshinin negociata me regjimin aktual të presidentit Bashar al-Assad.

Përmes një deklarate, rreth njëzet brigada islamike, kanë thëne se negociatat do të konsiderohen “tradhëti” dhe se pjesëmarrja në to do të dënohet në gjykatat e grupeve rebele.

“Asnjë zgjidhje nuk do të pranohet, nëse nuk i jep menjëherë fund regjimit të Assadit, dhe nëse nuk i vë para drejtësisë ata të cilët morrën pjesë në sulme terroriste”, thotë tutje komunikata.

Bisedimet në fjalë janë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kombet e Bashkuara, dhe ishin caktuar të mbaheshin përafërsisht në muajin nëntor në Gjenevë.

Deri tash opozita siriane nuk ka dhënë shenja pozitive për pjesëmarrje në to.
XS
SM
MD
LG