Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Margvelashvili, drejt fitores në zgjedhjet presidenciale


 Giorgi Margvelashvili

Giorgi Margvelashvili

Zyrtarë të komisionit zgjedhor në Gjeorgji bëjnë të ditur se rezultatet paraprake e nxjerrin fitues Giorgi Margvelashvili, në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në këtë vend.

Me rreth gjysmën e votave të numëruara të dielën, kandidati i koalicionit që është aktualisht në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, ka arritur të shënojë një fitore prej 63 %.

Davit Bakradze, nga partia e presidentit në largin Mikheil Saakashvili, ka një rezultat aktual prej 21 % të votave të numëruara.

Komisioni zgjedhor ka bërë të ditur se rreth 46.6% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime.
XS
SM
MD
LG