Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Protestë masive kundër rezultatit të zgjedhjeve


Pamje nga fushata e opozitës në Azerbajxhan, tetor 2013

Pamje nga fushata e opozitës në Azerbajxhan, tetor 2013

Mijëra protestues i janë bashkuar një proteste në shenjë pakënaqësie me zgjedhjet presidenciale të mbajtuara në Azerbajxhan gjatë këtij muaji.

Votimet e 9 tetorit ishin kritikuar nga monitoruesit ndërkombëtarë, pasi presidenti Ilham Aliyev fitoi bindshëm një tjetër mandat pesë vjeçar.

Organizatori i protestës të së dieles, Jamil Hasanli, i quajti rezultatet e zgjedhjeve si “jolegjitime”.

Hasanli, një profesor historie, garoi në zgjedhje si kandidati kryesor i opozitës, por arriti të fitonte vetëm 6 % të votave, në krahasim me rezultatin prej 85 % të Aliyevit.

Protestuesit kërkuan edhe lirimin e atyre që i konsideruan si të burgosur politikë, dhe kërkuan që qeveria të hiqte dorën nga presioni mbi mediet.

Policia në Baku deklaroi se në protestë morrën pjesë vetëm njëmijë protestues dhe se ajo përfundoi e qetë.
XS
SM
MD
LG