Ndërlidhjet

SHBA hedh poshtë përgjimin e Merkelit


Kancelarja Merkel (majtas) dhe Presidenti Obama (djathtas)
Kancelarja Merkel (majtas) dhe Presidenti Obama (djathtas)
Zyrtarët amerikanë kanë hedhur poshtë raportimet se kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë ka diskutuar me presidentin Barack Obama, rreth dyshimeve për përgjime të kancelares gjermane Angela Merkel.

Një zëdhënës i Agjencisë ka thënë se shkrimi i “Bild am Sonntag” ishte i “pavërtetë”.

Zëdhënësi Vanee’ Vines tha se kreu i Agjencisë, Keith Alexander, nuk ka folur asnjëherë me Obamën rreth çështjes Merkel.

Ditëve të fundit, mediet gjermane, duke cituar dokumente sekrete amerikane, kanë shkruar kancelarja Merkel përgjohej nga SHBA-ja që nga vitit 2002, dhe se Obama ishte njoftuar për këtë në vitin 2010.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe gjermane pritet të takohen në Uashington gjatë javëve në vazhdim për të diskutuar rreth aktiviteteve dhe mardhënieve në sferën e shërbimeve sekrete mes këtyre dy vendeve.
XS
SM
MD
LG