Ndërlidhjet

FIFA: Rusia ta adresojë çështjen e racizmit


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter
Federata Ndërkombëtare e Futbollit i ka kërkuar Rusisë që të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për eleminimin e çfarëdo elementi racizmi, gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2018.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka thënë se federata që ai drejton nuk e ka ndërruar mendjen dhe se Rusia vazhdon të mbetet vend nikoqir për këtë garë, por se problemet e racizmit duhen adresuar seriozisht.

Problemi i racizmit u ngrit si temë edhe gjatë javës së kaluar, kur gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, tifozët e klubit CSKA Moska drejtuan thirrje raciste kundër lojtarit të Manchester United Yaya Toure.

Raportohet se ky është incidenti i gjashtë i ngjashëm gjatë viteve të fundit, në të cilin janë përfshirë tifozët rusë.
XS
SM
MD
LG