Ndërlidhjet

Shuhet legjenda Lou Reed


 Lou Reed
Lou Reed
Lou Reed, një nga muzikantët me më së shumti influencë në historinë e muzikës rok, ka vdekur në moshën 71 vjeçare, ka konfirmuar agjenti i tij Andrew Wylie.

Reed njihet më së shumti si themelues i grupit Velvet Underground, i cili edhepse nuk arriti ndonjë sukses komercial, bëri revolucion në muzikën rok të viteve të ’60-ta dhe ‘70-ta.

Reed ishte konsumues i kronik i alkoolit dhe drogave dhe kishte pasur probleme serioze me mëlçinë.

Ai ishte mik i afërt i ish-presidentit çek, Vaclav Havel.
XS
SM
MD
LG