Ndërlidhjet

Bjellorusia vazhdon masën e arrestit për Baumgertner


 Vladislav Baumgertner

Vladislav Baumgertner

Komiteti Hetus i Bjellorusisë ka bërë të ditur sot se masa e arrestit shtëpiak për drejtorin gjeneral të kompanisë së njohur ruse Urlkali, është shtyrë deri në fund të dhjetorit.

Vladislav Baumgertner, shtetas rus, po mbahet në arrest shtëpiak në Minsk, nën akuzat për keqpërdorime.

Ai u arrestua në korrik, një muaj pasi kompania e tij u tërhoq nga një ndërmarrje e përbashkët me një kompani bjelloruse, duke shkaktuar probleme në mardhëniet mes Rusisë e Bjellorusisë.

Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e Baumgartner për në Rusi, ku është akuzuar në mungesë, për abuzim të pozitës.

Presidenti i Bjellorurisë Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se Baumgertner do të ekstradohet për në Rusi, vetëm pasi vendi i tij të jetë dëmshpërblyer për dëmet e shkaktuara në ekonominë bjelloruse, nga “aktivitetet e paligjshme të tij”.

Lukashanka i ka llogaritur këto dëme të jenë rreth njëqind milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG