Ndërlidhjet

Spanjë: Dyshohet për 60 milionë telefonata të përgjuara nga SHBA-ja


Ilustrim
Ilustrim
Një gazetë spanjolle ka publikuar një dokument, në të cilin thuhet se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, kishte përgjuar më shumë se 60 milionë telefonata të spanjollëve në periudhën mes dhjetorit 2012 dhe janarit 2013.

“El Mundo” ka thënë sot se dokumenti ishte siguruar përmes ish-kontraktorit të kësaj agjencie, Edward Snowden.

Edhe mediet në Francë dhe Gjermani kanë raportuar për përgjime të ngjashme.

Situata vazhdon të mbetet delikate sa i përket raportimeve se dhe telefoni i kancelares gjermane Angela Merkel ka qenë pjesë e përgjimeve amerikane.

Mirëpo, gazeta “Wall Street Journal” ka njoftuar sot, se Agjencia e Sigurisë Kombëtare i kishte dhënë fund përgjimit të Merkelit, që nga gushti, kur presidenti Obama ishte njoftuar në lidhje me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG